TEKSTI ORIGJINAL

E di që ke me lyp nji send që s'ke më gjet,
mirë kanë me t'ra mendt, vetë-m, kur ke me mbetë,
po apet s'po m`a ninë edhe pse malli po m`merr,
u mësova (pri teje) mos me gabu tjera herë...!!!

Noshta krejt mund m'i pas ai që t'u ka rras,
dikush t'mbajti ngat e dikush po t'përplas,
e di që nuk e don edhe pse me to je,
i di lot-ët e tu e ato fjalë që bajshin BE...!!!

Tipi jot e don me gjet tjetër dikon,
që t'len.., e del ku don.., e kjo punë s'i pengon,
a thu a ka vlerë nji send i pakuptimtë,
që t'shtinë më jetu gjithmonë si e dyshimtë??!!

Kur t'merr malli për mu, sa herë që ëndërron,
dije që kjo ndarje u ba për fajin tand,
e nëse naj ditë edhe tjetri t'mërzitë,
dije se te unë faji falet po s'përsëritet.

Lamtumirë o dashuri, lamtumirë të them unë sot,
atë që ti m`a bëre mua zemra ime s't`a fal dot,
do t'mundohem t`a harroj kohën që ne ishim bashkë,
ditët dhe pa ty kalojnë, lamtumirë përgjithmonë...!!!

Lotin unë s'e qes për diçka që s'e vlen,
mu s'ke me m'pasë kurrë dhe nëse krejt botën e blen,
nji herë falet gabimi se për s'dyti s'i ka hije,
ndryshe je kanë, po tash s'po t'bi n'fije.

Komplet e paske rrenë çdo fjalë që e përmend,
prite një tjetër, se kaloi ky tren,
s'jam Arjani i vjetër që me to e ke thy,
s'ke nevojë me fol, se çka po don me thanë e di.

Sa herë që t'kujton, a m`don, me mu m'u konë,
që, sa kena shkon (sa shkojme) zemër vetë m`ke thanë,
e tash s'ka pendim, se s'ka fund lakmia,
e pëson këtë dënim kur t'kalon bukuria...!!!

S't'kam dashtë për nji ditë, për nji muj, e nji vjet,
po t'kam dashtë me zemër kto e din edhe vetë,
e sa do që kam qef unë me ty m'u çmallë,
zemra s'po m'len, se kjo kurrë s'ka me t`a falë joo...!!

Lamtumirë o dashuri lamtumirë të them unë sot,
atë që ti m`a bëre mua zemra ime s't`a fal dot,
do t'mundohem t`a harroj kohën që ne ishim bashkë,
ditët dhe pa ty kalojnë, lamtumirë përgjithmonë...!!!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024