Teksti Origjinal

O bënje dru o në përcëllimë
o moj leshraverdhë, trëndelinë
O bënje dru o në përcëllimë
aman leshraverdhë, aman gjeraqinë

Të ikën shoqe, qyqe
dhe moj, s’të pritnë
o leshraverdhë trëndelinë
Të ikën shoqe, qyqe
edhe moj, s’të pritnë
aman leshraverdhë, qyqe moj gjeraqinë

Mos shkarko drutë
hajde moj lidh shaminë
o moj leshraverdhë trëndelinë
O thirri o moj djalit
hajde moj që të vijë
o leshraverdhë trëndelinë

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020