TEKSTI ORIGJINAL

Hapu tokë, hapu qiell,
o zot shikoji bijtë e tu ata kërkojnë pakëz diell.
Nuk ka diell, as tokë nën këmbë,
vetëm një kafshatë e hidhur, ëëë, më mbeti ndër dhëmbë.

Nuk ka sot, as nesër s'ka,
njëmijë sy shikojnë në ty, dhe presin pa nda.
Pse s'u bën zë, pse s'u jep shpresë,
shtrije dorën e shpëtimit mos lejo që të vdesë !

Më kanë gënjyer, qysh në shkollën fillore,
sa herë që ta kalosh rrugën kape babin për dore.

Duhet ta dëgjosh mësuesen, ajo është nëna e dytë,
kur të sheh njerëz t'përqafuar, atëherë mbylli sytë.

A Mos shiko MTV-në, mos rri natën deri vonë,
alkooli dhe duhani janë mëkat zoti nga lart shikon.

As mill, as hash, as seks, se thashë zoti nga lart shikon,
të gjithë beson në zot, po zoti në kend beson !

E ne nuk kemi kohë, por zotit kurrë s'i bëhet vonë
E ne nuk kemi kohë, por zotit kurrë s'i bëhet vonë

Duaje natën o i mjerë, se ajo është nëna e dytë,
Kur sheh njerëz të përvluar, ja vdis ja mbylli sytë!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024