TEKSTI ORIGJINAL

Rreth e rrotull
me vjen fati
sevdaja s'eshte pune inati
do marr nuse Lazarati
se i kam sarajet gati
Prite prite gjersa prite
pse se merr gjirokastrite

e do ta marr po ku ta marr
e i ziu une spo gjej karar
opo do ta marr po nga ta marr
e si bie zemres kandar
njehere lind njehere martohesh
njehere thone te trashegohesh

Me thone merre permetare
te kesh lule ne dritare
merre thone nga Mallakastra
se i ka duart e arta
prite prite cu perpoqe
merre more sarandjote

e do ta marr po ku ta marr
e i ziu une spo gjej karar
opo do ta marr po nga ta marr
e si bie zemres kandar
njehere lind njehere martohesh
njehere thone te trashegohesh

nje mije lule ka kurora
po vec njera eshte nga Vlora
me shume ngjyra eshte ylberi
po e para eshte nga Fieri
prite prite cte sjell fati
merre vajzen nga Berati

e do ta marr po ku ta marr
e i ziu une spo gjej karar
opo do ta marr po nga ta marr
e si bie zemres kandar
njehere lind njehere martohesh
njehere thone te trashegohesh

Ne sabah kur me coi rruga
thashe e dua qe nga struga
nga Delvina nga Skrapari
sjam i fundit as i pari
prite prite tu dogj xhani
merre vajzen nga Elbasani

e do ta marr po ku ta marr
e i ziu une spo gjej karar
opo do ta marr po nga ta marr
e si bie zemres kandar
njehere lind njehere martohesh
njehere thone te trashegohesh

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024