TEKSTI ORIGJINAL

Për ty moj vajza jetime,
rritur pa babë e pa nënë
Si s'të thanë një fjalë të mirë,
për hallet që të kanë rënë.

Refreni,2 herë
Kush të thotë që je jetime,
kush të thotë vetëm të lanë.
Moj vajzë e mëhallës time,
se të gjithëve na ke pranë.

Për ty njerk ishte jeta,
rritur njeri pa njeri.
Gjithkush ka hallet e veta,
hallin tënd askush s'e di

Ref 2 herë

Ti nuk je si gjithë të tjerët,
nuk provove ledhatime.
E rritur derë më derë,
ndaj të thonë vajza jetime

Ref,2 herë

Se të gjithëve na ke pranë (2 herë)

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024