TEKSTI ORIGJINAL

Të flisja gjuhët e gjithë botës
e të mos ndjeja dashurinë
do isha si një gur i heshtur
këmbanë harruar në vetmi.

Të gjithë pasurinë e ndaja
të mos shihja varfëri
të digjej trupin do ta falja
e le të bëhej hi.

Se ëndrrat edhe shpresat
pa dashurinë janë thjesht një iluzion
ndaj dua o njeri t'i fal pak dashuri
pa të çfarë është kjo botë a e kupton?

(refren)
Se loti që pikon një zemër lëndon
i vogël na duket i madh sa një glob
o botë e di se ç'të mundon
se ka njerëz sot dhe duan vetëm lot
s'njohin dashurinë s'njohin mirësinë.
-----------

Të flisja gjuhët e gjithë botës
e të mos ndjeja dashurinë
do isha si një gur i heshtur
këmbanë harruar në vetmi.

Të gjithë pasurinë e ndaja
të mos shihja varfëri
të digjej trupin do ta falja
e le të bëhej hi.

(Refreni)

Dashuria ëndrra shpresa
kë të zgjidhja nga të tria
dhe një natë lotin pyeta
mu përgjigj... Dashuria

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024