Teksti Origjinal

Ku e ke burrin tinë,
Moj Maro e moj Marinë,
Moj leshverdha trëndelinë,
Leshverdho obobo,
Ç'ma këpute shpirtin-o.

E kam zabit në Janinë,
Moj Maro e moj Marinë.
Moj leshverdha trëndelinë,
Leshverdho obobo,
Ç'ma këpute shpirtin-o.

Do e pres të vijë tinë,
Moj Maro e moj Marinë.
Moj leshverdha trëndelinë,
Leshverdho obobo,
Ç'ma këpute shpirtin-o.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020