TEKSTI ORIGJINAL

Mirmëngjes Përmet,
mirmëngjes o Përmet!
Trëndafili borzilokut,
era seç i flet
Ngrihem shumë shpejt,
herët në o mëngjes
Mall të madh për ty unë kam,
Përmet deri sa të vdes

Të dëgjosh o moj gërrnetë,
ajo të jep jetë
T'i këndosh o moj nga dasma,
deri në o mëngjes
Me të zbardhur o moj hëna,
kruqshët nusen ngrenë
Dasma o moj përmetare,
o sa ka o lezet
E para moj ngrihet hallua,
tezja bashkë o mo djemtë
E dajua o moj xhaxhai,
dasma ç'ka o lezet

Nuri i qytetit,
simboli i moj vërtetë
Me gërma të arta shkruar,
kënga përmetare kurrë mos vdesë
Të shikosh o moj në dasma,
çupat o sa bukur kërcejne
E lum o lum ata djema,
ç'nuse nesër do të kenë

Të dëgjosh o moj gërrnetë,
ajo të jep jetë
T'i këndosh o moj nga dasma,
deri në o mëngjes
Me të zbardhur o moj hëna,
kruqshët nusen ngrenë
Dasma o moj përmetare,
o sa ka o lezet
E para moj ngrihet hallua,
tezja bashkë o mo djemtë
E dajua o moj xhaxhai,
dasma ç'ka o lezet

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024