TEKSTI ORIGJINAL

Afrimi...
Je ka m'ec moj si atki
Mos t'je vetja n'begeni
Kam shetit neper çdo skurr
E s'jam mesu ma shum me lut

Shyhretja...
Koke msu me çika t'udhes
Per me ndrru si kuleç t'furres
Per pa m'lut e n'goj pa m'ra
Dashuni tek un nuk ka

Afrimi...
Haj medet kshtu s'e kam prit
Fjal te rana m'the moj çik

Shyhretja...
Fjal te rana se s'kam çare
Pa t'i than fjalt ashiqare

Afrimi...
O zbuti fjalt s'bohet kjameti
Ndaç me m'pas gjithmon mas veti

Shyhretja...
Nuk muj fjal djal un me i zbut
Se jam msu gjithmon me m'lut

Shaqiri...
Qysh po flet qysh po kallzohesh
Ki me u plak e kurr nuk ndrrohesh
Ma mir kthehu kah asht udha
Se te na kurr nuk knon pula

Shkurtja...
Udha jeme asht ma e mira
Vet ja nis me fjal te shtira
Po dhe bota le t'rrutllohet
Fjala jeme kurr nuk ndrrohet

Shaqiri...
Haj medet kshtu s'e kam prit
Fjal te rana m'the bre çik

Shkurtja...
Fjal te rana se s'kam çare
Pa t'i than djal ashiqare

Shaqiri...
Zbuti fjalt s'bohet kjameti
Ndaç me m'pas gjithmon prej veti

Shkurtja...
Nuk muj fjalt o djal me i zbut
Se jam msu gjithmon me m'lut

...

Shkurtja & Shyhretja...
Po kjo pun s'osht pa ni der
Se jam lule e s'jam ferr
Per me u dasht e mos me u sha
Me na shku jeta n'sevda

Sebashku...
Per me u dasht e mos me u sha
Me na shku jeta n'sevda
Qysh thojm ne duhet me u ba

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024