TEKSTI ORIGJINAL

Kauzza-

Sun um shtin n'jet me kajt, nese me merzi mke plak
Edhe uj kur mke jap, um ke shti me vjell flak
Sa e itht ishe kan, un me ondrra tkisha mat
Sen ma shum nuk meritove, veq me tu nal shuplak
A ni tmir qe ma bone, tash po kshyr me ma nxon frymen
E mjella 1 kopsht tmira, per inat ti e lshon brymen
Tamon nisi me pa drit, sikur KEK-i ma nal rrymen
Tkisha pshty nlule tballit, po nty se hargjiti pshtymen
Filozofia ni poetit, kur i ndan dhimt me laps
Ndjenjat nhaps, tkan dal syt si kaps
Je met permas budall, kurr zemra ski kall
Je met i gjall tu hek, gati i dekun je shpall

Pshtyje fatin mos tpelqeft, faktikisht sum ka pelqy
Tish kon jeta 1 cop flet, pa menu e kisha shky
Vargje tpercjellta me ethe, 100 grad celcius ntru
Me biliona njerz nkrejt boten pse e keqja mgjon bash mu

Apet i maj ment nkry, lypi ZOTIT se ti jep
Bereqet o edhe shneta, jo veq qka palohet nxhep
Un nuk di mu knaq si ti, nuk luj me ftyr tu rrit nera
Un per pare kurr skom hek, se kom pas probleme tjera

Ma i madh se ti jom, kom familje kom shnet
Kom moral, tona tmirat, plus ato qe e kom desht
Nese paren sot se pata, nuk um vjen interesant
Jom msu me jetu kshtu, nuk o diqka e veqant

Hekmi dur para ftyre, se pe ndjej kur pom prek
Po mpelqen po pom dhem, pse hala nuk pasna vdek
A don mi realizu andrrat, prej tpares dej tfundit
mnyra ma e mir man, osht mu qu prej gjumit
A din qka jeta tprovon, tkqija plot e tmirat bosh
Haver smun me fluturu, ski qka thu ma shum se shnosh
Nuk po du me zapu boten, po spo du as mem njek tkqijat
Veq po du nditen qe tvdes, me kon 2 metra tok veq tmijat

A je merzit njejt si un, apo nashta pak ma shum
Un e ti po lypum tmira, amo tmira ska kerkun
Ma e mira mi dhon fund, ose me prit mu bo mir
Nejse ondrra let jet onderr, po realiteti del i shtir

Bap-G-

Fakti qe un ta dhash doren
Zdo me thon me ma marr ftyren
i ka hup vlera pasqyres
n interes gjinja po kshyren
athu ju vyn nje nderprers
kur vlon gjaki mi nderpre
zgjedhin si zgjidhje fatkeqe
kur lirisht munen mu shpreh
jeten e shoh veq si hije
qe fol me to e spergjigjet
pa pas flak sun bon flak
prej tmirave njeri s digjet
truni jem nuk pushon
zemra po anon kah gjumi
1 kimik me shum pak ngjyr
po qe kurr nuk i vjen fundi
pom shoqron qdo minut
jeten pe shoh si n pasqyre
argumenti ma i mir
fjalen ta thom para ftyre
nuk ma nin sa zgat minuti
un e zgati sa du vet
fjala jeme ra nvend vetin
fjala jote athu ku met??
qdo krijes qe krijove
mbetet e jotja Krijus
nket jet vetem emri yt
nzemren teme o pushtus
nese jeten e sheh ndryshe
un e shoh veq me 1 ngjyr
skom fitu ma shum pi jetes
ma shum se 2 gishta ftyr

Kauzza-

Asni vler se ki pas, knej um thu qe ki deshtu
Tish kon rrena fakulltet, moti kishe diplomu
Vorri jem nuk o tum prit, isha gzu veq me pas dit
Se total qka mora frym, me temel mu ka gerrdit
Shprehi plag, spo bon mo, diqka keq po shkon
Qeshtu kur ngan mas ondrrav, realiteti ndryshon
Kur jeta ta fut, edhe ngzim ki mu tut
Kur me ndjenja ec shplut, tu u lut e tu dridh durt
Qka po du me thon, thuj kurgjo veq mos kesh
Zoni cilitdo o man, ka me beriti mos ma tesh
Vendimtar nfjalt e mija, edhe per ty kom pergjigje
Kur e di drejtsin e ZOTIT, skam nevoj mu mar me ligje
Sum shkoj menja me gabu, jom permallshum per me shkru
Mi kallxu botes tem, pse hala un jom tu knu
Mdoket kanga vaji burrit, qato du me kajt ton jeten
asni hap so i sigurt, thjesht 1 kundershtim me veten

Aje merzit njejt si un, apo nashta pak ma shum
Un e ti po lypum tmira, amo tmira ska kerkun
Ma e mira mi dhan fund, ose me prit mu bo mir
Nejse ondrra let jet onderr, po realiteti del i shtir

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024