TEKSTI ORIGJINAL

2 herë
Poshtë dritares tënde rri,
sikur më ke bërë magji
Dhe kur fryn e bie shi,
nuk dua fare t'ja di.

Refreni,2 herë
Hapma derën të hyj brenda,
të shikosh si më rreh zemra.
Të shikosh moj bukuri,
se ç'bëj unë për dashuri

2 herë
Bie shiu si litar,
ç'bën aty more i marrë
Do pres miken të dalë,
vetëm të më thotë një fjalë

Refreni, 2 herë

2 herë
Po ti dole në dritare,
pushoi shiu iku fare
Vetëm ty të kam në mendje,
betohem për kokën tënde

Refreni, 2 herë

Hapma derën të hyj brenda

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024