TEKSTI ORIGJINAL

Më rrëmben, më rrëzon,
më përplas dhe nuk më lëndon
më gënjen si fëmijë
dhe në shpirt prapë nuk do t'ia di

Kur më merr në ëndërr
e pranoj dhimbja është e ëmbël
kur më merr në ëndërr
zgjohem dhe më pëlqen

REF:
Më pëlqen ky fat
dhe më vjen të qesh, të qaj
më pëlqen ky fat
se jam peng i vështrimit të saj

peng i vështrimit te saj

Kur më flet, më lendon
kur më prek, plagët mi shëron
kur më sheh në vetmi
më rrëmben dhe nuk do t'ia di

Kur më merr në ëndërr
e pranoj dhimbja është e ëmbël
kur më merr në ëndërr
zgjohem dhe më pëlqen

REF:
Më pëlqen ky fat
dhe më vjen të qesh, të qaj
më pëlqen ky fat
se jam peng i vështrimit të saj

peng i vështrimit te saj...
peng i vështrimit te saj...
peng i vështrimit te saj

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024