TEKSTI ORIGJINAL

Sot po ndihem krejt e vetme,
në ktë histori.
Nuk e prisja kurrë prej teje,
kjo është marrëzi.
Gjithçka pata ty ti fala,
ndoshta ty të doli fjala,
nuk më meriton ai.

Nuk të njoha mikja ime,
as s'të njoh tani.
Nuk po njoh as veten time,
më mungon ai.
Si t'ja bëj tani më thuaj,
po më dukeni të huaj.
E vërteta del gjithnji.

Ti e di një zemër,
lëndove.
Po s'ka rëndsi tani.
Dhe një herë në jetë ti,
gabove.
Qofsh e lumtur ti.

Shumë më mirë e ndjeva veten,
kur ta thash në sy.
Ajo çka më ndodhi mua,
nesër të pret ty.
Si t'ja bëj tani më thuaj,
po më dukeni të huaj.
E vërteta del gjithnji.

Ti e di një zemër,
lëndove.
Po s'ka rëndsi tani.
Dhe një herë në jetë ti,
gabove.
Qofsh e lumtur ti.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024