TEKSTI ORIGJINAL

Kur e morra rrugen, rrugen e gurbetit Une ika prej dhunes besa jo prej qefit
I lash nane e babë, nusen per pa e marr e
Sa u pata fejueee ah medet per muee
Nuse i thash mem prit pot perbej pash syt
Vdekun ose i gjalle, oooh per ty kam me aaardheee 

Heej kalova shume vite atje ne mergim
Um thirri atedheu kish ra ni kushtrim
U ktheva ne Shqipni bashk me shokt e mi
Morrem armatimin e kalum kufinin
Meta naper fronte lufta nuk mbaronte
Ni dit ne istikam u plagosa raaaneeeee

Heej plaget pa u sherue rrugen e kam marree
Pak sa jam shterngue se me digjte ni malle
Per babe e per nanee ne pleqni i kam laneee
Athu i gjaj te gjalle veq pak me jek malleee
A moj jete e shkret nusja ku m'ka met
Ner unaz e lash oohooo athu ku asht tasheeee

Heej ne shtepi une shkova, shpija ish rrenuee
U ngrina u shtangova se ish djeg ish shkrumue
Perreth shpies po shkojee veq ni shej ta gjaje
Ne ni rras te vjeter e gjeta ni leter
Bir ti n'ardhsh naj heree ne ket vend te mjeree
Gjall ma s'na ke pa, oohoo na nuk jemi maaee

Heeej zemra me pelciti vajin smund ta ndal
Shkova ne shpi te miku a e kam nusen gjall
Ni hall plake e gjeta ngadale une e veta
Loke mem treguee nusja ku me ka shkuee
Merre ket unaz tha nusja ta ka lan
Bashk me prind e tuee ohoo e kan pushkatuee
Meta tuj vajtue dola tuj kerkue
Eshtrat veq t'jav gjajee ne oborr ti vorrojee
Jeta e gurbetqarit jeta e ushtarit
Jet pa dashuri oohoo ndoshta gezojm Liriinee

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024