TEKSTI ORIGJINAL

Oh s’e kam dy orë moj
që të pres ke porta
se ik mre çuno
se na shofin bota

Se shofin bota dhe mëhalla
se ne të dy o mre çuno
na ka zan sevdaja

Se të kam dashtë
dhe të due
jetën pa ty moj
unë nuk e due!

Oh ku t’ka lala
oh moj bojë esmere
na hangre krytë
o me potere

Eh ku të ka lala
moj shtatzambake
oh ma bjen qumështin
oh me bardhake

Dade moj dadja ime
ç’më ke rrit o jetime
dade moj dadja ime
pse më le jetime
ike shkove,
per mu mo nuk menove

Më ke lanë o jetime
më ke rrit me mundime
da, da, dadja ime.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024