TEKSTI ORIGJINAL

Kur Rrozafa nalt ne koder
pasqyrohet mbi liqen
vend ma t'bukur se ty Shkoder
askerkund nuk ke ku e gjen

Neper bahce, karaifilat
kur te nisin me lulzu
do t'i mbledh une te gjith' bylbylat
bashk' nji jare, oh me kendu

Rref:
Jam shkodran, jam marakli
ne Sarreq kam ndej me shpi
tuj u plak bahem edhe ma i ri
se ne shpirt jam hashari (2x)

Kur ne kisha bjen kumona
kur kendon hoxha ne minare
Shqiptarisht gjith zemrat tona
shkrihen bashke e bahen jare

Shkoder e dashtun, zemra ime
kudo shkoj ti je me mu
se me ty kam shume kujtime
e nuk mundem me i harru

Nana ime, kur kam le
nji fjal ari ma ka than
nen ket qiell e mbi kte dhe
lumi ai qe o asht shkodran

Rref:
Jam shkodran, jam marakli
ne Sarreq kam ndej me shpi
tuj u plak bahem edhe ma i ri
se ne shpirt jam hashari (2x)

Kur ne kisha bjen kumona
kur kendon hoxha ne minare
Shqiptarisht gjith zemrat tona (2x)
shkrihen bashke e bahen jare

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024