TEKSTI ORIGJINAL

Rrugës me gurë,
si dikur unë të prita.
E ti zemër gurë,
s'u ktheve kurrë u mërzita!

Rrugës me gurë,
dasmorët tu sot kalojnë.
Nuk kam besu kurrë
se sytë e tu do t'më harrojnë.

REF.
Amanet, o amanet
unë po e la
pse po shkoj nga kjo jetë
për mu mos me qa.
Amanet, o amanet
po i mbylli sytë
pse po shkoj nga kjo jetë
është veq faji yt.

Sot është ditë e dielë
dasmorët e tu
pranë shpisë kalojnë
dita që ka qenë
nuk është për mu
tjerët le ta gëzojnë.

Sot është ditë e dielë
dasmorët e tu
tek unë s'ndalojnë
e unë nuk kam zemër
as me pyt dashninë ku po ma qojn

REF.X2
Amanet, o amanet
unë po e la
pse po shkoj nga kjo jetë
për mu mos me qa.
Amanet, o amanet
po i mbylli sytë
pse po shkoj nga kjo jetë
është veq faji yt.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024