TEKSTI ORIGJINAL

A t'kujtohet, oj mal’sore,
Një pranver' e palul'zuar,
A t'kujtohet, djalosh i mitur,
Nëna e piklluar.

A t'kujtohet, kur më thoshe,
Dashuria, vjen dhe shkon,
E kënga, përher' mbetet,
Ajo që na ngushllon.

Oj mal’sore, ti këndo,
Bjeshk' e mal'e t'jehojn',
Vetëm, vetëm ti e di,
Përse, un' vajtoj',
Oj mal’sore, ti këndo,
Bjeshk' e mal'e t'jehojn',
Vetëm, vetëm ti e di,
Përse, un' vajtoj'.

A t'kujtohet, kur më thoshe,
Dashuria, vjen dhe shkon,
E kënga, përher' mbetet,
Ajo që na ngushllon.

Oj mal’sore, ti këndo,
Bjeshk' e mal'e t'jehojn',
Vetëm, vetëm ti e di,
Përse, un' vajtoj',
Oj mal’sore, ti këndo,
Bjeshk' e mal'e t'jehojn',
Vetëm, vetëm ti e di,
Përse, un' vajtoj'.

Oj mal’sore, ti këndo,
Bjeshk' e mal'e(Bjeshk' e mal'e) t'jehojn',
(Vetëm)Vetëm ti e di,
Përse, un' vajtoj'.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024