TEKSTI ORIGJINAL

Kur më the je marsi plot me gonxhe
dimër paske qenë
kanë ardhur ngrica edhe brymë
lulet krejt kane rënë.

Kur nga natë e gjatë u ndamë
plot me ëndra që trishtojnë
dhe në prag te ditës
befas pamë

Pse më the je marsi plot me gonxhe
ti vec dimër dimëron
pse më prure akull që ndricon
por që dot s'jeton.

Dita tjetër krejt u shfaq
ëndërr s'ishte jo
mesa duket ëndrra paska mbetur
në një tjetër kohë.

Nëpër gjumë a ëndërr vallë
më ke joshur ti
por unë dritën, zjarrin errësirës
ja kam ndez' në sy.

E vërtetë je ti je
ti je zgjim, je kaltërim
e vërtetë, nuk je gjumë pa jetë
po krah për fluturim.

Ne këtë kohë, do të vdes
lot jo jo, s'do te ketë
më beso
jam zjarri që i shkrin.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024