TEKSTI ORIGJINAL

Ngoni vllazen kosovar,
naka ardh ni dit e bardh,
plak e tri ta kem ni fjal,
ti lajm megje e ti lajm ar,
ti lajm t'shtynet ti lajm fjal,
mos mu vran na mos mugju,
kto kurgja sna kan ndihmu,
500 vjet na kan robnu,
jena djeg jena pervlu,
o snakan lan pe perparu eee..

Gjyshet tan na kan tregu,
krajl e mbret sa kan kalu,
gjith bunar nakan maru (dmth nakan fundos),
kama e huj tuj na sundu,
tuj na shkel gjith kama huj,
jena dridh si thupra n'uj
me ket fjal po i tham gjithkuj,
mos u tremb ma pej kerkuj,
mos u ban argati i huj,
o se si dhimbesh ma kerkuj.

Moj Kosove rri me kreni(krenari),
ka dasht asmi met perbi,
gjithsekuj i ke nejt karshi,
si me shkoll si me trimni,
kerkujt doren sja kem shtri,
hic kerkujt nuk ju kem fal,
a i ke than vetit shyptar,
eke bajt teshen kombetar',
o seke hjek plisin e bardh.

Moj Kosove kosova e gjan,
te gjith shqiptart t'thrrasin nan,
ah jetima ishim kan,
her pa bab e soll me nan,
jena shkep per tana ant,
dikush n'franc dikush gjerman,
n'amerik n'midis n'boston,
tash jem rrit jem ban taman,
mej dale zot na trollit ton,
o smund na merr kush neperkam.

Na ket kang qe jem tuj knu,
tegjith botes mej kallxu,
vllaznit ton qe e kan luftu,
kan derdh gjakun bash si kru,
kan derdh gjakun bash si shi,
kurr sna hup kjo histori,
ta mba mend plak e i ri,
i madh e i vogel i qelim syt,
o per kosoven republik.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024