TEKSTI ORIGJINAL

Qielli eshtë i ngrirë dhe trupi dridhet
Ti më vjen përballë, pa fjalë unë mbeta
S'dua që të ndodhë,
nuk jam e zonja zemrën ta ndaloj
Unë para botës dal, e pranoj, ti, vetëm ti më jep jetë
dhe nëse dielli humb,
me dritën tënde më ndez.

REF:
Ne vijmë në jetë nga dashuria
Do të thërras nga lumturia..
Kjo zemra ime si një oqean me dallgë,
aty je ti si një ajsberg i madh, i madh..
Të dy besojmë tek mrekullia
Nëse një ditë fillon stuhia
Do të shtrëngoj ne krahët e mi më fort, më fort..
Unë oqean dhe ti një ajsberg,
ajsberg, ajsberg
eja më shtrëngo.

Ndjej që jam e gjallë
kur fryma jote trupin ngroh ngadalë ,ti buzët preke
Si një lundërtar s'e njeh frikën
rrugën nis ngadalë..
Ne do të jemi bashkë më premto
Askush s'do jetë si ne
Kur emrin tënd dëgjoj
në shpirt ti zjarrin më ndez.

REF:
Ne vijmë në jetë nga dashuria
Do të thërras nga lumturia..
Kjo zemra ime si një oqean me dallgë,
aty je ti si një ajsberg i madh, i madh..
Të dy besojmë tek mrekullia
Nëse një ditë fillon stuhia
Do të shtrëngoj ne krahët e mi më fort, më fort..
Unë oqean dhe ti një ajsberg,
ajsberg, eja më shtrëngo.

Eja me shtrengo ooo
te jemi une dhe ti ooo
ti mos u tremb nga dallget
do ti mposhtim
eja me shtrengo

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024