TEKSTI ORIGJINAL

Kur të pash’ un’ ty,
moj e bardh’ si bor’,
moj e bardh’ si bor’,
S’munda me durue pa ta ba me dor’,
pa ta ba me dor’...
Fjalën ta kam dhan’
se un’ ty të du,
se un’ ty të du.
Vetëm n’Ty.
moj vajz un’ jam dashuru’,
un’ jam dashuru.

Nga mendja s’më del veç në zemër m’rri,
veç në zemër m’rri,
Gjumi nuk më zen tuj mendu për ty,
tuj mendu për ty.
Kur s’më paraqitesh,
merakun ma shton,
merakun ma shton,
Zemra ime e shkreta veç për ty loton,
veç për ty loton.

Zemra ime e shkreta për ty m’digjet flak’,
për ty m’digjet flak’
Kur s’më paraqitesh shum’ më bën merak,
shum’ më bën merak;
Un’ bëhem merak se mos më harrojsh,
se mos më harrojsh,
Se jam djal’ besnik besën nuk e ndrroj,
besën nuk e ndrroj.

Teksti dhe muzika: Syrja ETEMI

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024