TEKSTI ORIGJINAL

Mus Tahiri oh n’ jelekë,
Ra n’ Gjakovë me kjajt nji dertë,

Ra n’ Gjakovë me kjajt nji dertë,
Oh ç’mi vran nja dy djem sivetë

Mâ kan vra njâ djal te rijë
Kur po m’ bjen ndermen o i tijë

Kur po m’ bjen ndermen o i tijë
Hallin vetin s’po ja dijë

Hallin vetin s’po ja dijë
Jo vetveti as robve t’ mijë

Jo vetveti as robve t’ mijë
M’ ka qillue hasmi kojshijë!

Komshi hasmi m’u ka qillue
Jo s’lyp bes s’ po mshilet per mue

Jo s’lyp bes s’ po mshilet per mue
Per gjithe perdite kah dera tu m’ knue

Per gjithe perdite kah dera tuj knue
T’ lutna pash kqyrma dertin mue!

T’ lutna pash kqyrma dertin mue
Po jam plak s’ po muj me durue

Po i thot’ pasha po i thot’ veziri
Hajt te shpia Mus Tahiri!

Shko te shpia o Mus Tahiri
Ta dhash besen punen ta kqyri

Ta dhash besen se la pa ardh
Dy jave vade mylet me m’ dhane

Oh janë çart Gashi me Shalë
Vet sa t’ shkoj un’ e ti maroj

Mus Tahiri në shpi a ngjit
Per dy jave a per 10 ditë

Per dy jave a per 10 ditë
S’ po i shkon menja pashes me u ngjitë

S’ po i shkon menja pashes me shkue
Hasmi i plakut n’ kam asht çue
Marrin kost n’ mal me shkue
Shkojnë sokakut tu ju levdue
A ka djalë qe kosit me mue?!
Mus Tahiri i paska ngue
E n’ kull t’ vet o kêka shkue
Zën martinen o me vajtu
Oj martine kuku per mue!
Oj martine te lasha shkret!
Oh per ty un’ jam met!
E ka mushen shtatdhet vjet
O merr martinen e vesh rrethin?
O n’ livad ja u ka zân pritën?
Mus Tahiri e mshelka synin
Oh per faqe e vnon martinen
Bash dorasit ja kuqi o shpinën

Ee Mus Tahiri po bertet
Dy a tre plaku po i vretë

Dy la dekun o ka varrue
Ka marr ikën e â fillue

Ka marr ikën e asht fillue
Mas potera ju paska lshue

Mas potera ju paska lshue
Shkon tu u rrzu plaku tu ju çue

Oh n’ kulla o t’ vet o âsht ngujue
Jan vojt pashs o i kan kallxue

Po i thon pashs e po i thon vezirit
Çarti besen Musa i’ Tahirit
Vijn me topa prej Manastirit
Ku i ka kullat Mus Tahiri?
Ku i ka kullat e Mus Daia?
N’ Babaj t’ Bokës te Xhamia

Hej n’ Babaj t’ Bokës te Xhamia
Ku janë mbledh Reka e malsia

Fol nji here o Binak Alia
Mos pot dhimen paret e mija!

Mos tu dhimen o treqind qese?
Mos t’ na shkelin o Reka e Keqe!

Mos t’ na shkelin neve Reka!
Po vjen pasha me trumpeta

E me trumpeta pasha po vjen
Mus Tahirin e’ rrethon krejt
Nale pushken, o plak po i thrret!
O ta fika konakun krejte!

O t’ lutna pash e me hjek asqerin
Me dal jasht ke me pa sherrin!

Mus Tahiri po bertet
Me kajnaç Hava i ban fishekë

Me kajnaç Hava i ban fishekë
Qindro plak e ban gajret!
Vrave nant e nja s’ po t’ jet!
Gjakun djemve jau more vetë!

Hej Mus Tahiri o del në shkallë
Oh rreth kreje ma lidh nji shall

Oh rreth kreje ka lidh nji shall
Po ma krehka mjekrren e bardhë

Po ma krehka mjekrren e bardhë
Qeshtu bân baba për djalë!

Qeshtu bân o baba për djalë
Oo s’e len o gjakun o he kurr o pa ja marre!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024