Teksti Origjinal

Dua të largohem këto ditë nga vetvetja
të bëhem tjetër njeri,
askush mos më njohë, askush mos më njohë,
nga vetvetja dua të largohem.

Askush mos më njohë, askush mos më njohë,
nga vetvetja dua të largohem.

Të jem e çlirët, të jem e shkujdesur
me zë të lartë të shqiptoj: “Jo”.
Një fjalë mos më vrasë, një këngë mos më prekë,
të braktis ëndrrat, ditët bosh.

Një fjalë mos më vrasë, një këngë mos më prekë
të braktis ëndrrat, ditët bosh.

Me zë të lartë të them: “Jo, s’të dua”
dhe dhimbjen ta harroj në çast
shpeshherë më ndjenjën e tjetrit të luaj,
si një copëz letre ta flak.

Ref: Sepse bota është gënjeshtër,
shpesh të bën të derdhësh lot,
të thyen si një copëz qelq,
të godet të rrëzon.

Me zë të lartë të them: “Jo, s’të dua”
dhe dhimbjen ta harroj në çast
shpeshherë më ndjenjën e tjetrit të luaj,
si një copëz letre ta flak.

Dua të largohem nga vetvetja këto ditë...

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020