Teksti Origjinal

Fërfëlloi fëllënza n’ujë
fëllënza, fëllënza.
Dil prej ujit o mos dalsh kurrë
fëllënza, fëllënza.

Tyve unë ty nuk të ngasë
sall për flokësh unë të përkasë
të të shoh a je e bardhë
a je e amël porsi dardhë.

Fërfëlloi fëllënza n’ujë
fëllënza, fëllënza.
Dil prej ujit o mos dalsh kurrë
fëllënza, fëllënza.

Tyve unë ty nuk të ngasë
sall për dore unë të përkasë
të të shoh a je e zeshkë
a je e butë porsi pjeshkë.

Fërfëlloi fëllënza n’ujë
fëllënza, fëllënza.
Dil prej ujit o mos dalsh kurrë
fëllënza, fëllënza.

Tyve unë ty nuk të ngasë
sall për syni unë të përkasë
të të shoh a je e bukur
a je rrumbullt porsi kumbull.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2021