TEKSTI ORIGJINAL

Bota ime e lumtur u përmbyt
Ti i mbylle sytë, ho nënë
Askush nuk më pa mua në lotë
Unë desha t’jem e fortë, ho nënë
Babit në kraharor si ja le vajzën
Shkove zbukurove edhe parajsën

REF:
Lule, në shi, në borë, në diell
Në mua ti jeton
Ngjyrat e ylberit n’qiell
Për mu i vizaton

Sa herë që jam mërzitë
E mu ngrys fytyra
Ti për mu u bëre dritë
Lule me shumë ngjyra

Babi nuk më len unë të dëshpërohem
Gjithmonë më rri pranë, ho nënë
Babi nuk më len unë të rrëzohem
Për dore ai më mban, ho nënë
Ti më vjen në ëndërr dhe më flet
Unë e di se në parajsë më pret

REF: x2
Lule, në shi, në borë, në diell
Në mua ti jeton
Ngjyrat e ylberit n’qiell
Për mu i vizaton

Sa herë që jam mërzitë
E mu ngrys fytyra
Ti për mu u bëre dritë
Lule me shumë ngjyra

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024