TEKSTI ORIGJINAL

O mor djal dadës
Dil ne valle dil
Në xhep të xhaketës
Ke rujt një mindil

Si të gjithë beqarët
Kot po don me lujt
Ne e dim mindilin
Per kë e ke rujt

REF. x2:
Dil dil dil
Kalle at’ mindil
Rradha të ka ardh
O mindil I bardhë

Hajde more djalo
Mos e mbaj sekret
Deri tash beqar
Cilën cikë po pret

Per atë që jetën
Ta mbush me marak
Sa herë e shikon
Zemra ta bën tak

REF. x2:
Dil dil dil
Kalle at’ mindil
Rradha të ka ardh
O mindil I bardhë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024