TEKSTI ORIGJINAL

Nuk e di se çfarë po ndodh me ty,
nuk e di, me mua çfarë po ndodh.
Gjumi im sot është i arratisur,
zemra si e çmendur po më rreh.

Nuk e di se dimri yt sa zgjat,
kur do shkrijë dëbora midis nesh,
kur do vijë dita që na pret ne,
kur do jemi bashkë si dikur.

Refreni:
Ah, të dua…
Kujtoj ditët kur ne qemë të dashuruar,
por papritur, ike ti e zemëruar,
krejt papritur, pa një puthje, ledhatim.
Ah, të dua,
si një ëndërr e këputur je për mua.
Zëri im s’të arrin dot, aq larg ke shkuar,
asnjë puthje nuk më dhe o shpirti im.

Ta dish ti si tretem unë çdo natë,
si mund të rri pa puthur ata sy?
Ato buzë që shndrisin porsi yje,
është marrëzi të vuaj unë kështu.
I mbyll sytë, të sjell në mëndje ty.
Kur përmendem unë ty s’të kam.
Ah, ty po të pres unë me krahë hapur,
të të puth, të të shtrëngoj në gji.

Refreni:
Ah, të dua…
Kujtoj ditët kur ne qemë të dashuruar,
por papritur, ike ti e zemëruar,
krejt papritur, pa një puthje, ledhatim.
Ah, të dua,
si një ëndërr e këputur je për mua.
Zëri im s’të arrin dot, aq larg ke shkuar,
asnjë puthje nuk më dhe o shpirti im.

Kur do qeshin sytë e mi të dashuruar,
kur do jesh në krahët e mi të përqafuar,
dita ime do të nisë veç me ty.
Ah, të dua,
ti o ëngjëll që ke lindur veç për mua.
Sytë e tu e sytë e mi të dashuruar,
që askush në këtë botë s’i ndan dot.
Ah, të dua…

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024