TEKSTI ORIGJINAL

Tash sa vjet
ne shpirt nje dhimbje
e kam mbajt.
Nuk pat dit qe
nuk jam vra me fjal.
E kam qa sa shum un kam qa,
zoti sme bekoj me u ba nan.
Neteve te ftofta n'jetimore,
nuk pat kush me m'bajt per dore.
Shum kam dasht
me ni eren e nanes,
me m'zan gjumin me tregim te pralles.
Deshti fati, neve na gezoj
vuajtja dhe loti per ne mbaroj.

U bana nan jote,
u bana bija jote.
Krejt gezimet e ksaj bote
u banen tonat.
U bana bija jote,
u bana nana jote.
Krejt gezimet e ksaj bote
u banen tonat.

Sa her folshin nanat
per femij,
ni ofsham
ma dalke frym ngji.
E me vete un gjithmon mendojsha,
tkisha fmi ditlindjen tja festojsha.
Isha e semur e ftohur
sme dha kush nje plas per tu ngrohu,
Me lejshin faj per cdo sherr qe u bojke,
nuk e kisha nanen qe me mbrojke.
Deshti fati neve na gezoj,
vujtjen dhe loti per ne mbaroj.

U bana nan jote,
u bana bija jote.
Krejt gezimet e ksaj bote
u banen tona.
U bana bija jote,
u bana nana jote.
Krejt gezimet e ksaj bote
u banen tonat.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024