TEKSTI ORIGJINAL
Jemi larg me vite, me kilometra
Por fluturat më ngaterrohen prapë për ty.
Sot të pashë, si e hutuar mbeta
Zjarri ende ndezur ish aty
Koha na i mori vitet
Bashkë me to rininë
Jo s'mundi të na merrte dashurinë
REF.:
S'mundem të të shoh në sy
S'mundem unë te flas me ty
Vendin tënd se zë njeri
Ah, sa te dua ky shpirt e di
Mirupafshim bashkë ne jetën tjetër
Se frymën peng këtu po na e mbajnë
Do tè t'pres krahëhapur e s'do largohem
Atje nuk do munden të na ndajnë
Koha na i mori vitet
Bashkë me to rininë
Jo s'mundi të na merrte dashurinë
REF.:
S'mundem të të shoh në sy
S'mundem unë te flas me ty
Vendin tënd se zë njeri
Ah, sa te dua ky shpirt e di
REF.:
S'mundem të të shoh në sy
S'mundem unë te flas me ty
Vendin tënd se zë njeri
Ah, sa te dua ky shpirt e di