TEKSTI ORIGJINAL

Si fëmijëshumë doja të mësoj histori,
M’bani kureshtarë një emër i ri
Babën tim të dashun e pyeta njëherë,
Pse o bab’ na thonë, neve muhaxher

Baba më shikoi e lëshoj një ofshamë,
Lotët duke i rrjedh’ n’sytë e ty ja pashë
A jem shqiptarë me shpirtin e vramë
Shkau nga trojet tona, ne na ka përzanë

Atje larg o djalë i kem rranjët tona,
Deri atje shtrihej Dardani e jona
Ku janë rrënjët tona, më trego o bab’
Janë të Molla e kuqe, mos harro kurrë djalë

Atë stërgjyshin tonë, krali e ka përndjekë
Me qindra e mijëra, shqiptarë të tjerë,
Kend e zunë të shpija i dogjën të gjallë
Me kolona tmerri, bora është përgjakë

Në acar e n’borë pa bukë nëpër male
Janë ngri e janë vdekë, fëmija n’gji të nanës
Ata shqiptarë të shkretë që shpëtun të gjallë.
Gjetën strehë te vllaznit e Kosovës nanë

Amanet prej gjyshit ta rujmë hostorinë
Vet mbiemrat tonë, tregojnë origjinë
Nëse hulumtoni në hartën me letër
Aty do t’i gjeni ilirët e vjetër

Amanet ja u la,
mos më thirrni tjetër
Se unë jam shqiptarë
I Dardanisë vjetër.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024