TEKSTI ORIGJINAL

Gold AG
Sa e mir u kan ajo koha jon
e ti m'pate than që kurr skam met lan
met e kalume e shkume e harrume
hala pom doket e pa besume
sonte ni sen po du pi teje sikur dikur mu kan afër meje
sa her pe ni eren e detit
po du met pas veq afër vetit
kangë dashnie t'knojsha kah shkojsha
sa shum me ty kët ven e dojsha
a t'bin në mend edhe ty
apo vetes pi thom unë
pasha qat koh.

Shemi (Iliret) REF 2x
Kthehu verë edhe një her
ta kem prane sikur at'her
po ku je oj drita e synit
ma e mira e Ulqinit.

Kthehu Kthehu ti si era
po ku je ti dashni e mjera,
kthehu kthehu ti si era
po ku je ti dashni e mjera.

Gold AG
Dhoma e njejt ku kena flejt
sa t'kam dasht le ta din krejt
e tash ke met lule kujtimit
po ta knoj kangen te kalaja e Ulqinit
nashta dikur jesin veq emra
po dashnin ton se harron zemra
syt e tu t'bukur si vala
ku na mbet besa
dashnija e fjala
kthehu ti kthehu
hajde te unë
pa ty nuk muj
e pa mu nuk mun
me mujt mu kthy
edhe niher pi fillimit
me t'pas ngat
moj e mira e Ulqinit.

Shemi (Iliret) REF 2x
Kthehu verë edhe një her
ta kem prane sikur at'her
po ku je oj drita e synit
ma e mira e Ulqinit

Kthehu Kthehu ti si era
po ku je ti dashni e mjera
kthehu kthehu ti si era
po ku je ti dashni e mjera.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024