TEKSTI ORIGJINAL

Në dhomën time dielli zbret
Sot jo nuk e ndjej dorën që troket
Në mur varur rri ky shalli yt
E gjithçka e jotja është aty si një pikturë në syrin tim
Koha ndal , k'të çast ma fal

Orë e ndalur, e përmballur,
vetëm vetëm ka mbet'
Jam zemërthyer, kam frikë ta prek,
Ajo ... ajo ka jetë

Jo nuk e dëgjoj zërin tënd
Qetësinë se prish asgjë veç hapi yt i rënd
Në mur varur rri ky shalli yt
E gjithçka e jotja është aty si një pikturë në syrin tim
Koha ndal, k'të çast ma fal

Orë e ndalur, e përmballur, vetëm vetëm ka mbet'
Jam zemërthyer, kam frikë ta prek,
Ajo ... ajo ka jetë

Dhe pse s'të shoh ti je kudo
Në trup, në shpirt, lart atje
Orë e ndalur, e përmballur, vetëm vetëm ka mbet'

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024