TEKSTI ORIGJINAL

Oooo n'Suhareke ou na u ka ba nami,
Mos asht ngjall ou Sali Shabani,
Besa-bese ou n'at mal si trev,
Trima t'medhenj ou gjithmone jan le (lind),
Qe i rriti ou vet n'dy dhe,
Kapedana ou gjithmone kan pre,

Oooo trimi bani e pushk qiti,
Kombit ton ou ftyren ja zdriti,
Ish ky trim ou nga Malsia,
Ku e ka ou folen Shqipnia,
Ku jan rrit ou burrat me za,
E gjithmone ou jan pre me shka-e.

Oooo nal gjallnik,diqka du met than-e,
Te shqiptart ou zakon s'asht than-e,
Bartem pushk ne pa gjak me i dhan,
Nal gjallnik ehe tu nxift jeta,
Se jep armen ou Besim Nreca,
Per pa u kall flak Suhareka.

Oooo nxurr alltin ou ja qiti tymin,
Vet e vrau ou Jaqkov katilin,
Shokt e tij ou jan tmerru,
A eshte jetë sot ou kryt me pshtu,
Kishin vrap se i kapi terri,
Sikur pulat ore nga Skifteri.

Oooo eshte kthye trimi me shku-e ne shpi,
Pershendet me grue me thmi,
Po i thot thmive ou Lamtumire,
Ju u rritshit ou n'Kosov t'lir,
Me dit t'sodit ou mem pa mu,
Por dhe t'vjetren ou e kam pague.

Oooo lamtumire po i thot tan Kosova,
Shume n'ket jete per ty u pervlova,
Burgje t'rana i lire kalova,
E man fund ou per ty luftova,
Lamtumire moj Suharekë,
Zullumqarin ou jau kan hjeke.

Lamtumire moj Suharekë,
Oooo zullumqarin ou jau kan hjeke.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024