TEKSTI ORIGJINAL

"Sa më shumë di
Kupton që di më pak man
Sa më shumë pyetje që bëhen aq më shumë shtohen"

(Mbase kjo botë është komplet ndryshe nga ç'mendojmë ne..)

Nganjëherë më duket sikur Bota është Kompjuter program..
Si laborator që më teston koshiencën që kam..
Duke më lënë në errësir dhe pastaj më nxjerr në drit..
Jetë e gjatë nëse kam frikë dhe nëse skam më hiqen ditët

I shoqëruar por i vetmuar
Ata s'janë sy që më shikojnë
Diçka fshehin,duken fallco..
Mos janë gjë kamera që më filmojnë?..

Njerëz të mirë njerëz të ligj..
Më urrejnë më duan shum..
Më tregojnë se si bëhet buka..
Pastaj e fshehin atë brum..

Ri-përsëritje çastesh përsëri i hutuar..
Memori të fshira, sikur asgjë nuk është jetuar..
Ëndrra të ushqyer si Televizor përpara trurit..
Për kufi në Intelekt për mos kaluar derën e furrit

Sa herë kam bërë vetëvrasje ti sa herë të kam braktisur?
Sa herë e kam lënë përgjysëm atë rrugë që e kam nisur..

Ku jam? Pse jam?
Për Çudi, kam dhunti..
Mangësi, Dobsi.. Dikush më tha që jam Njeri!

Sa herë e kam jetuar vallë të Njejtin moment?
Sa herë e ke përsëritur ti të njejtin koment?
Diturinë e mëparshme sot e quajn talent..
Në atë jetë ishe rrotkari, në ktë jetë Inteligjent..

Refreni:
(Nuk dua të jem më ktu, se shum mir e di..
Që kafsha mbrenda meje, nuk bëhet dot Njeri..

Edhe unë edhe ti, edhe qielli edhe toka..
Do vim rrotull përsëri, përsëri!..)

..
Shpirti është energji çdo krijesë e ka një..
Dhe gjithçka që na rrethon mos mendo se është pa gjë..
Aksident apo kot në të vërtetë ësht projekt..
Evolucion shpirti jo për bythën dhe mustaqet..

A e urren ti zezakun dhe racizmi stë lejon..
Ta pranosh si shok e mik
Por sa më larg i qëndron..
Apo e urren njeriun e verdhë sidomos formën e syve..
Dhe të duket qesharake komplet egzistenca e tyre..

A s'do ishte mësim i mirë sikur pas vdekjes të vije prap?..
I ri-mishëruar si një Bebe ndryshe nga ti në gjdo hap!..

Tani ti sje i bardhë.. por je i zi që e urren të bardhin..
Vrasësi racist u kthye viktim që kupton hallin..

Disa femra ngjajnë si burra..
Dhe disa burra ngjajnë si gra..
Ngaqë s'dijmë si ta shpjegojmë..
Themi ka bërë gabim natyra..

Ose Sëmundje mendore dhe ashtu i fusim në Varr..
Pra konfuzioni i tyre mbase ka të bëjë me jetën më parë

Mos u hidhëro o Njeri i dëshpëruar..
Mos u krekos o i përsosur o njeri i gëzuar..
Fshiji lotët që stë pushojnë.. mos qaj zemër e vrarë..
Mos u fryej shum mor Mbret..
Se kush e di ç'ke qenë më parë..

Nga energjija ime nuk vdes.. megjithëse trupi tretet..
Deri sa të kem ego..
Shpirti në tokë do më mbetet..
S'bëhem dot si Nënë Tereza..
Se kam nevojë për t'u pastruar..
Ri-mishërimi do ndaloj..
Kur kafsha mbrenda meje do t'jetë larguar..
.

(Ref:
Nuk dua të jem më ktu, se shum mir e di..
Që kafsha mbrenda meje, nuk bëhet dot Njeri..

Edhe unë edhe ti, edhe qielli edhe toka..
Do vim rrotull përsëri, përsëri!..)
..
Hh jeta vazhdon
Kjo është e njejta shprehje që të jep kurajo
..
Por dhe të tregon se kush karin jemi neve.. (krijesa Egoiste)

Edhe sikur 1miliardë njerëz të vdesin sot..
Neve s'na ha Kari..
Neve prap do vazhdojmë njësoj sikur ska ndodhur asnji gjë..

Prandaj shikojmë femi të vdekur buzë detit..
Prandaj shikojmë varfëri, çmenduri.. maskarallëk.. injoranc.
Dhe pastaj habitemi që pse egziston tradhëtia në shoqëri në familje në politik në fe në gjdo gjë..

Eh prandaj ti do vish prap përsëri.. 
Njëherë si mbret e një herë si shërbëtor.. 
Një herë si fëmijë i abuzuar. Si një femër e keqtrajtuar.. 
Si një mashkull që keqtrajton, që qesh gëzon e përfiton..

Njëherë do lindësh i pasur..

DhE një herë do lindësh pa shtëpi..

Do ti provosh të gjitha..

Deri rimishërohesh - rimishërohesh -rimishërohesh..

Sepse kjo është e vetmja mënyrë që këto kafshë të mësojnë. #DMK #Djalimëikeq

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024