TEKSTI ORIGJINAL

E kujtoj at nat me shi,
kur më le me lot në sy.
Ma le thmin me vujt nket jet,
me u rrit te dajt e vet.

Sa her lyp djali met pa,
e ty nuk të vjen gjynah.
Ja ke kthy familjes shpinën,
naj ke ba pranverën dimër.

Humbe familjën,
jeten na prishe.
Tjeter të njoha,
më dole ndryshe

Ta fala jetën,
ma fale lotin.
Ti nuk ke zemer,
se ke frik zotin.

Zhdo ditlindje qe e ka,
emrin tand e thret tuj qa.
Pse thot baba nuk po vjen?
Pse gjith zemren po ma then?

Mjeri ti per shpirtin tënd,
a sa keq ti na ke lan.
Ni dashni tjeter ke jet,
ke lan djali per hasret.

3x
Humbe familjën,
jeten na prishe.
Tjeter të njoha,
më dole ndryshe

Ta fala jetën,
ma fale lotin.
Ti nuk ke zemer,
se ke frik zotin.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024