TEKSTI ORIGJINAL

Kah jan’ tokat tona, kush don me’i harrue,
Bes’lidhjen e t’par’ve, me ia përkujtue,
Trashëgon Tropoja nji gjak t’par’ve t’trollit,
Vjen Tahir Sinani, pasardh’s i Mic Sokolit.

Frymën ideale që ma mish’roi mal’sia,
Bes’ e dituris’, m’i mësoi Shqip’ria,
Do t’i kuror’zojm’ me ushtrin’ çlirimtare,
Me njësitin “Arb’ri”, në Kleçkën legjendare.

Marum istikamet, t’Pashtrikut e t’brigades,
Andrrat për Berishën, o t’ia rrënojm’ Karpates,
Nisim n’rrug’ t’Preshevës nga Molla Iliris’,
Mir’ m’i msoi Tirana, kufijt’ e Shqipëris’.

Nënloke e t’par’ve, o vet’ më keni msue,
Po ua la Rrezartin, o gjak me m’trashëgue,
Shok kam amanetin, me pagu lirin’,
O veç mos me u ndal pushka, pa kris’ në Çamëri.

Shkrepat e Korabit nji gjam’ jan’ t’u e lshue,
Një za i lasht’ i Krujës, o thrret me u bashkue,
Ty t’a falsha jetën, oj Radika Mal’sis’,
M’i rrënjos e gjak k’ta shekuj t’historis’.

Jam Tahir Sinani, o k’shtu më m’soi Tirana,
Kjo tok’ shum’ ka tretur, krajli e sulltana,
Gjer’sa Zoti t’thot’, o k’tu me pas shqiptar,
Do t’prin’ ideali për Bashkimin Komb’tar.
Gjer’sa Zoti t’thot’, o k’tu me pas shqiptar,
Do t’prin’ ideali për Bashkimin Komb’tar.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024