TEKSTI ORIGJINAL

Larg vatanit kush jeton
Sofra shpis fort i mungon
Guri rran peshon n'ven t'vet
S'ësht kollaj me nejt n'gurbet

Edhe pse larg po jetojm
Din e Iman kur nuk i lshojm
Me xhemat mbushen Xhamit
Falin vakte dit për dit

Nuk na m'posht jo kjo mërzi
Musliman jem për lakmi
Pejgamberin e pasojm
Kur kërkan nuk e hidhrojm

Edhe pse ke mall për n'shpi
Kur s'na shohin me lot n'sy
Jemi shembull ku do shkojm
Gjithkujt gati ti ndihmojm

Diaspor motra vllazni
Lidhuni fort për Xhami
Njanin tjetrin fort me dasht
Për Allah krejt me kan bashk 2x

Kush e njeh Allahun hak
Mos ti mbet kurgjo marak
Lumi aj që në kët jet
Ka synim me shku n'Xhenet

Komb e fe jan trup e shpirt
Le ta din kush se ka dit
Jem Shiptar e Musliman
Me Plis t'bardh këndojm Kuran

Pleq e t'ri krejt meni ven
Me mall Zotin tu e përmend
S'ka ma mir o veç me pa
Ftyrat nur për MashaAllah

Kush mendon me na plrqah
Ka me u lodh hajr ska me pa
Vllau vllaun se lshon dot
Se jem bashk na për nje Zot.

Diaspor motra vllazni
Lidhuni fort për Xhami
Njanin tjetrin fort me dasht
Për Allah krejt me kan bashk.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024