TEKSTI ORIGJINAL

Po digjem si cigare
Nën qiell të zymtë, pa yje fare
Qëndis më t'bukren novelë unë,me sytë e tij
Por, problemi sot jo nuk është ai

Ajo, një femër e rrallë
Do ta doja dhe une, po të isha djalë
Ajo, me flokun presh të zi
Nga dreqin erdhe ti, je një përrallë
Ajo, me plot delikatese
Mmmm me prekje zvarrë të tërheq
Ajo, vemendjen ta grabit
Jo ç'do kush e kapërdin

Ref:
E ti mos ma merr
Të lutem mos ma merr
Çdo njeri ti e pushton
Ja ve gishtin t'dashuron
Por unë tjetër s'mund të kem.
E ti mos ma merr
Të lutem mos ma merr
Me shpirtin zhveshur para teje
Në ke Zot, tek unë ti ktheje
Ti ktheje, tek unë ti ktheje.

Mbremë kur isha me të në shtrat
E ndieja nuk ish'aty
Por sot që bashkë ju pash
E di, ishte me ty
Po dridhesha, se kuptova pse po dridhesha
Venitesha, nga silueta jote venitesha.
E dua, me gjithë forcën
Unë, e dua
E sot e vetme, mes kater mureve ulëras
Pse po me ndodh mua

Ref:
E ti mos ma merr
Të lutem mos ma merr
Çdo njeri ti e pushton
Ja ve gishtin t'dashuron
Por unë tjetër s'mund të kem.
E ti mos ma merr
Të lutem mos ma merr
Me shpirtin zhveshur para teje
Në ke Zot, tek unë ti ktheje
Ti ktheje, tek unë ti ktheje.

Ora 1, ku je ti
Ora 2, akoma je aty
Ora 3, të lutem ma kthe
Ora 4, as afër nuk je
Ora 5, një tjetër mëngjes
Mos ma merr diellin ndryshe vdes

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024