TEKSTI ORIGJINAL

O mori drandofillja e vogël, e hajde
Ti më je yll i bukurisë
Lè edhe rritë në Shkodrën tonë, e hajde
Ty Zoti, Vetë të ka stolisë, aman-aman

Prej zemret të zemrës ty të hoqa, e hajde
E nuk po di moj se ku jam, s’jam
Tash kangën tande po ta këndoj, e hajde
Pse je e bukur faj s’të kam

Oh marifet kenka me u dashtë, e hajde
E as kërkush mos me ditë gja, pra
Kur bahen prapë dy zemra bashkë, e hajde
Jo, gja ma të mirë nuk ka në Dynja

Aman, aman me shpirt të du
Ti s’din sa malli më ka marrë me t’kndu
Aman, aman o yll i bukurisë
Ta këndoj këtë kangë prej hallit, prej dashnisë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024