TEKSTI ORIGJINAL

Këmbët sot më sollën
tek i njejti vend
ku rrinim dikur
Unë sot jam vetë
Dua të të harroj,
por nuk harrohesh ti
Kalendari sot shënon 14

Doja atë ditë unë të të kisha vetë
Ti më thoje do jemi përjetë
Unë isha e dehur se si m'flisje ti
Më mjaftoi një gotë plot me dashuri

[REF.:]
Një tufë me lule m'kujton sa m'ke dashtë
E më le dhimbjen e viteve bashkë

Duart sot më dridhen se unë nuk e kam
Zemrën që më ngrohte si dikur
Shkurti i hidhur sonte më ka hyrë në palcë
Dita jonë k'të herë nuk na gjeti bashkë

[REF.:]
Kjo tufë me lule që nuk ka nënshkrim
Sjell erën tënde këtu n'gjoksin tim
Një tufë me lule m'kujton sa m'ke dashtë
E më le dhimbjen e viteve bashkë

[REF.:]
Kjo tufë me lule m'kujton sa m'ke dashtë
E më le dhimbjen e viteve bashkë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024