TEKSTI ORIGJINAL

Dritat ndizen edhe fiken,
në diskotekë ka gjallëri,
zërat bashkohen me tinguj,
në këtë festë me të rinj.

Refreni
Kjo s’është lojë me maska,
të gjithë janë të sinqertë,
fjalët brenda tyre mbajnë
dashuri, mirësi dhe diell.

Sonte, sonte unë shpresoj
që nata të mos këtë ngut,
dhe në krahët e lumturisë
të vallëzoj me ty pafund.

Strofa 2.
Dhe fjalët humbasin diku,
në ajër mbeten germa plot,
notat shpërndahen në qiell,
dikush në vallëzim më fton.

Refreni
Kjo s’është lojë me maska,
të gjithë janë të sinqertë,
fjalët brenda tyre mbajnë
dashuri, mirësi dhe diell.

Sonte, sonte unë shpresoj
që nata të mos këtë ngut
dhe në krahët e lumturisë
të vallëzoj me ty pafund.

Diçka ai më thotë tani,
por nuk mundem ta kuptoj,
nëse nata është ëndërr,
nuk dua që të mbarojë, jo.

Muzika: Zinçe Mimidinoski
Festivali: “Bilbilat e Korabit” Dibër e Madhe-Maqedoni. Tetor 2018
Kategoria: “Di-Stars” 2018 Çmimi i dytë i Jurisë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024