TEKSTI ORIGJINAL

Natën s’më merr gjumi
Meraku s’më lë
Ku të kam o zemër
që nuk më bën zë

Kam merak për ty
nuk vë gjumë në sy
e shkreta sevda
Sa halle që ka

Kur kaloj si “Yll i rrallë”
me cullufe ne ballë
I merr era dalengadale
ikin si deti me valë

Ah mor djal’ për kokën tënde
Të kam ditë e natë në mëndje
ç’të bën cullufet e mia
u dogjëm nga dashuria

Seç më zuri malli
oh për të të parë
Pranë teje dhe dimri
më duket behar

Mos luaj me mua
ta kam thënë o djalë
Ngaqë shumë të dua
zemrën do ta fal

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024