TEKSTI ORIGJINAL

Hajt shoqnia qysh ia ka zanat
Ajde me teze, alla, axhë, e daj bashkë
Se po vjen nusja, po vjen dhëndri
Boni mashallah
2x

S'paska ma mirë
Se me pa evlatin
Me pa krahë për krahë
Me atë që ka dash
2x

Dojna me urue
Me u trashëgue
E ka marrë dashnin e vet
I shkoftë jeta si sherbet
2x

Hajt shoqnia qysh ia ka zanat
Ajde me teze, alla, axhë, e daj bashkë
Se po vjen nusja, po vjen dhëndri
Boni mashallah
2x

O sa mirë dasmën fillojmë
Nusja, dhëndrin n'mesin tonë
2x
Erdh nusja te na, boni mashallah
2x

Jemi mbledhur, gjithë n'kët vend
Nusja, dhëndri po shkëlqejn
2x
Erdh nusja te na, boni mashallah
2x

Nuses mirë po i rrika vella
Dhëndri lujka me havera
(2x)
Hajde s'bashku, dorë për dore
Hidhet vallja popullore
(2x)
2x tërën

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024