TEKSTI ORIGJINAL

Çdo të shtunë të pres ty
me sa mall unë të takoj
vjen me shoqe ti nga larg
befas dorën ta shtrëngoj

Por një dite pashë prindërit e tu
që më shihnin me habi
po ky djalë Çfar pret këtu (2vargjet e fundit përseriten 2 herë)
vetëm vallë ai pse rri

Unë buzëqesh me prindërit e tu
të tre zemrat kanë një trok
xhelozia nuk hyn këtu
njeri- tjetrin shohin ngrohtë

Zemrat presin treni vjen
unë më fort kam emocion
vjen ky Çast më pranë të sjell (2 vargjet e fundit përsëriten)
zemra thote mos eja vonë.

Refreni ( përsëritet 2 herë )

Dhe fërshëllen
brenda matit tren
dashurinë mos vono
se Çdo zemër pret
eja sa më shpejt në stacion

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024