TEKSTI ORIGJINAL

Moj Margjel, mori mal'sore,
ku po shkon me at' kosore?
Ku po shkon moj tuj vrapue?
A po vjen o vashë me mue,
Margjel, o mori Margjel
se mas teje po du me ngelë

[REF. 2x:]
Margjelo, mori Margjel,
çilma synin që m'ke mshelë.
O moj Margjela e Malsisë,
thurrja kangve t'çobanisë.

O Margjel, mori sojnike,
bija e Malsisë kreshnike,
Ah mos t'l'shoj zemra, moj fisnike
Trim'i rënd që shkon si ere
Mendt te ti i ka gjith here
Dhe mban shpres te behet vere

[REF. 3x:]
Margjelo, mori Margjel,
çilma synin që m'ke mshelë.
O moj Margjela e Malsisë,
thurrja kangve t'çobanisë.

Margjelo, Margjel, Margjelo

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024