TEKSTI ORIGJINAL

Ulur në dritare pres diellin të perëndojë,
Po mbytem në mendime me kë të bisedoj,
Filloj e flas me vete, buzëqesh por më shumë qaj,
Pyes diellin si e bën, si mundet vallë

Është përherë i vetëm dhe s’duket i trishtuar,
Si mundet të buzëqeshë, si mund të jetë i gëzuar?

Je ti ajo që dua, s’po mundem dot pa ty
Me dhëmbje e me shpresa, buzëqesh me lot në sy

Do dalë dielli nesër dhe unë s’jam me ktu
Ulu n’vendin tim dhe pyete diellin për mu
I din ai sektetet se vete unë ja tregova
E dinë edhe për ty, sa shumë të dashurova
Pyete dhe për mua në qoftë se kam gabuar
Pyete si kam qarë e sa më ke munguar

Je ti ajo që dua, s’po mundem dot pa ty
Me dhëmbje e me shpresa, buzëqesh me lot në sy (X2)

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024