TEKSTI ORIGJINAL

Në instagram portreti yt,
E dashur,
Një sfidë për mua...

Çfarë po ndodh, dua ta di,
më thuaj:
Ti mikja ime,
e huaj..?

Sa herë bosh je ndjerë në shpirt,
Je larguar,
Më ke munguar...

E çuditshme je tani,
aliene
Për mua!

Sikur vjen nga tjetër botë,
Pa e ditur,
Krejt papritur,
E ndryshuar...(?!)

Në inbox mesazhi yt,
I fundit,
M’i ngriu ëndrrat,
Më ka shqetësuar.

REFREN

Në këtë botë unë dhe ti,
Jemi harruar...
Dashurinë, ky trend virtual,
E ka ndryshuar...

Ndjenjat po i kthejmë në chat,
Humbëm preken...
Këtë romancë plot emocion,
Sa e tmerrshme

Në WhatsApp e rrjet social,
Fiksuar...
Të huaj,
Krejt të huaj.

Strofa

Sa herë bosh je ndjerë në shpirt,
Je larguar,
Më ke munguar...

Po hyn dimri në Tiranë,
Krishtlindjet,
Afruan...

Në universin e pafund,
Yjet shuhen...
Si në ajer,
Dashuruam...

Nëse mall ti ndien vërtet,
Për mua,
K’të natë e dashur,
Ia vlen ta thuash...

REFREN

Ti nuk je një jashtëtokësore,
E “sajuar”,
Dashuri njerëzore je,
Se shpirti. vuan...

Mos humb kohë në Cyber Space,
Po të pres...
Instagram edhe face book
Nuk paskan sens

Ne mesazh me thua shpirt
Te dua
Zemra
S’ka ndryshuar

Zbrit nga qielli aty lart
Per mua
Eja,
Mos më shkruaj.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024