TEKSTI ORIGJINAL

Mirmengjes moj nëna ime
Si je sot, si u gedhive
Thuam cte ka munduar
Që gjith naten ke qene zgjuar
x2

Ah mor bir të keqen nena
Natë e dite të shoh në ëndrra
Ngrihem e dëgjoj e mjera
Mos troket njeri tek dera
x2

Që nga mbrëmja në mengjes
Pres të vish e të me gjesh
Me një nip e me një mbes
Edhe buza të me qesh
x2

Ah mor bir të keqen nena
Natë e dite të shoh në ëndrra
Ngrihem e dëgjoj e mjera
Mos troket njeri tek dera
x2

E lus zotin atje lart
Së për juve kam merak
Që tju shoh të gjithve bashkë
Dhe ta bëj gjumin rehat

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024