TEKSTI ORIGJINAL

E randë me u mbyllë njerëzit brenda shpive
E randë me mbetë rrugët pa zanat e f'mij've
Asgjë përveç lutjes më e bukur s'mbetet
Qytetet kanë njerëz, pa njerëz janë qytetet
Por asgjë ma të randë nuk paska n'dynja
Qaben pa njerëz me pa

Ref.

Edhe kur pranë teje trupat s’rrotullohen
Të gjithë në namaz rreth teje bashkohen
Afër ose larg, kah ti kthehen ftyrat
Se ti i bashkon në Tokë gjitha ngjyrat

Ref.

Allah, Allah
A bëmë aq gjynah
Brenda shtëpisë sate
Lutje mos me ba
Allah, Allah
Na fal çdo gjynah
Prapë në shtëpinë tande
Lutje me ba

Allah, Allah, Allah

Allah, Allah
Na fal çdo gjynah
Prapë në shtëpinë tande
Lutje me ba
Allah, Allah
Ti s’e thyen premtimin
Mbas çdo vështirësie
Zemrat gjejnë lehtësimin.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024